Aktuale

Milaim Zeka: Pse Albin Kurti e ka guximin e Supermenit?!

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj fjalimit të kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti sot në Kuvend, duke thënë se ai është njeri që sheh ëndrra për t’u bërë kryeministër.

Postimi i plotë:

Me i thënë Kadri Veselit “vrasës, kriminel, kapës i shtetit”, ose Ramushit “reketash”, ose Isës “serbofil”, ose Pacollit “serbo-rusofil”, nuk është lajm, kur del nga goja e Albin Kurtit, njeriut që po sheh ëndërr të bëhet kryeministër, edhe në foltore po flet bash si kryeministër.

Ama, guximin e tij të madh, e kam pa sot, kur foli në emër të Tiranës, Berlinit dhe Uashingtonit.

“Këto tri qendra nuk e përkrahin PAN-in”, tha Albin Kurti, me kollaren e shtrënguar në fyt, që ndikonte në furnizimin me gjak të trurit.

Bë be që Albini, nga telefoni i kuq i Hashim Thaçit që flet me Vuçiqin, ka fol direkt me Trampin, Merkelin dhe Edi Ramën!!! Vetëm këtë pyetje doja t’ia bëja sot në Parlament, po baci Adem, njeri shumë i respektuar, nuk ma dha fjalën, andaj po e pyes: Në sa ora ke fol me ta o burrë?!!!