Sport

Milan e transferon futbollistin francez për 10 milionë euro?

Milan nuk e ka patur një nisje të mirë në këtë edicion pavarësisht përforcime të shumta që ka bërë, transmeton arbresh.info.

Klubi kuq e zi po synon përforcime ndërkohë që po mendon edhe për merkato.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Vicenzo Montella synon që ta transferojë në afatin kalimtar të janarit, Dayot Upamecano i cili aktivizohet për Salzburugn në Austri.

Vlera e tij në treg momentalisht është 10 milionë euro.

Për shërbimet e mbrojtësit 19-vjeçar francez ka treguar interesim edhe Manchester United. /arbresh.info/