Sport

Milan i përgjigjet Realit për Donnarumman

Milan nuk dëshiron që të shes Gianluigi Donnarumman në Real Madrid.Real Madrid është në kërkim të një portieri, pasi Keylor Navas nuk bind, ndërsa dëshira kryesore e Zinedine Zidane është italiani, Gianluigi Donnarumma.
Por, sipas Corriere dello Sport Milan i ka thënë jo Realit për Donnarumman, pasi është në planet afatgjate të skuadrës milanezë.Për më shumë, Adriano Galliani ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës së Donnarummas, për të përmirësuar kontratën e tij dhe për të larguar rrezikun nga skuadrat tjera.