Suso piritet të vazhdoj kontratën me Milanin.
Mesfushori ofenziv i Milanit, Suso, pritet që karrierën ta vazhdoj në ‘San Siro’, shkruan Express.
Sipas Sky Sport, Rossonerët pritet që t’ia vazhdojnë kontratën ish anëtarit të Liverpoolit dhe Genoas.
Thuhet se menaxheri i lojtarit, Alessandro Lucci tashmë ka nisur bisedimet me drejtuesit e Milanit.
Suso , i cili ka kontratë aktuale me Milanin deri në vitin 2019, me marrëveshje e re pritet të përfitoj 2.5 milionë euro në sezon. /Express/