Sport

Milani kërkon dy futbollistë nga Reali

Pasi ia mori Theon, Reali është duke synuar Odegaardin dhe Jovicin.

Theo Hernandez është duke shkëlqyer te Milani. Kështu, kuqezinjtë janë duke shpresuar të rrëmbejnë të tjerë talentë nga Real Madridi.

Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë do të ulen përsëri në tryezë me “Los Blancos” për të diskutuar për blerjen e mundshme të Martin Odegaard dhe Luka Jovic.

Jovic nuk ka shumë hapësira te Reali dhe mund të largohet, derisa Odegaard edhe përkundër dëshirës për t’u kthyer, në skuadër ka shumë lojtarë në ofensivë, si Vinicius, Asensio, Rodrygo, Bale, Benzema, Eden Hazard dhe me shumë mundësi edhe Kylian Mbappe, andaj mund të shikojë për të tjera opsione. /Gazeta Express/

the authorGazetaKNN