Sport

Milani pranë arritjes së marrëveshjes për Simakan, afër transferimi i parë i janarit

AC Milani është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Strasbourg për qendërmbrojtësin Mohamed Simakan, derisa klubi i Ligue 1 ka kërkuar 18 milionë euro.

Mbrojtësi është i lidhur me kalimin në “San Siro” dhe në ditët e fundit “Rossonerët” kanë pasur bisedime të shpeshta me klubin francez, transmeton lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani për Simakan ka ofruar 14 milionë euro plus bonuset.

Por, klubi francez i ka vendosur vlerën prej 18 milionë euro dhe nëse nuk paguhet nuk do të ndajnë rrugët për 20-vjeçarin që ka zhvilluar 17 ndeshje këtë edicion.

Simakan ka kontratë me Strasbourg deri në qershorin e 2023 dhe është promovuar në ekipin e parë në vitin 2019./Lajmi.net/