ShowBiz

Miley Cyrus dhe Dua Lipa po vijnë me bashkëpunim?

Miley dhe Dua duket se i kanë bashkuar idetë për projektin e radhës.

Dy emrat e njohur, Miley Cyrus dhe Dua Lipa, duket se së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Kështu të paktën na lanë të kuptohet me publikimin e disa fotografive në rrjete sociale.

Miley Cyrus është duke e sjellë albumin e saj të shtatë.

Këngëtarja amerikane e ka publikuar një fotografi të sajën nga studioja, në të cilën ka pozuar së bashku me Dua Lipën dhe Watt. Ajo i ka ngacmuar akoma më shumë fansat e saj me përshkrimin: “Dua e ka dëgjuar atë që ju nuk e keni dëgjuar…”.  Admiruesit e muzikës së saj menjëherë kanë nisur të spekulojnë se është fjalë për ndonjë bashkëpunim me këngëtaren e famshme shqiptare.

Nga ana tjetër, edhe Dua ka publikuar fotografi të tyre të përbashkëta me përshkrimin “bromance” (që i referohet raporteve të afërta me dikë).

the authorGazetaKNN