Aktuale

Minatorët që vdiqën janë nga këto komuna të Kosovës, kjo është mosha e tyre

Në paraditen e sotme humbën jetën dy minatorë në minierën e Novobërdës.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus merr vesh se njëri nga minatorët është i Komunës së Novobërdës, ndërsa tjetri është nga Komuna e Lipjanit.

Po ashtu merret vesh se mosha e tyre është rreth të 50-tave.

“Njëri është nga Komuna e Novobërdës dhe një nga Komuna e Lipjanit. E mosha e tyre është 50 dhe 53 vjeç”, tregoi shkurt ky burim.

Veç tyre janë edhe dy minatorë të tjerë që janë lënduar nga shembja e dheut.

Por për këtë kryetari i Shoqatës së Minatorëve të Minierës së Novobërdës, Blerim Imeri në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus tha se këta dy kanë lëndime të lehta.

Ai bëri të ditur se pas shembjes së dheut të gjithë minatorët kanë dalë jashtë, por që trupat e viktimave ende nuk kanë mundur të nxirren nga miniera.

“Nuk ka asnjë punëtorë të ngujuar, të gjithë kanë dalë jashtë. Trupat e dy të vdekurve janë ende brenda sepse ka gurë e shkëmb dhe duhet kohë deri të nxirren”, tha Imeri.

Ai ka treguar se e gjithë ngjarja ka ndodh në vendpunishte brenda minierës, ku rruga deri aty është diku afër 600 metra.

“Nuk dihet saktë, por deri tek vendi i punishtes i ka diku 600 metra”, tha ai.

Kryesindikalisti Imeri tutje ka treguar se si ndodhi e gjithë tragjedia.

“Shembja e dheut, e shkëmbit ka rënë dhe ka zënë dy punëtorët. Inxhinieri dhe një xehetar kanë në vdekur. Ndërsa, janë ehe dy punëtorë të lënduar, por këta kanë marrë lëndime të lehta”, tha ai për FaktePlus.

Ndërsa policia mjekët dhe gjitha njësitet relevante tashmë janë në vendin e ngjarjes.