Aktuale

Ministrat e Isa Mustafës çarten për këngën për Milloshin dhe Car Llazarin (Video)

Përmendorja e Car Llazarit e vendosur dje në pjesën veriore të Mitrovicës I ka gëzuar të gjithë serbët.

Por më të entuziazmuar në këtë ngjarje të djeshme ishin zyrtarët e Qeverisë serbe dhe ata të Kosovës.

Ministrat e kabinetit qeveritar të Isa Mustafës si dhe deputetët e Listës Serbe assesi nuk kanë munguar në këtë ngjarje ku i pranishëm ishte shefi Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, bashkë me ministrat e Qeverisë Lubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq përveç se e kanë ndjekur në çdo hap të dërguarin e kryeministrit Aleksandër Vuçiq, ata edhe kanë vepruar njëjtë ashtu siç ka vepruar Gjuriqi.

Ata kanë duartrokitur por edhe kënduar kur në manifestimin të mbajtur dje është kënduar kënga nacionaliste serbe për Kosovën.

KosovaPress ka kapur momentin kur ministrat e Qeverisë së Kosovës shihen duke kënduar dhe duartrokitur për këngën e Betejës së Kosovës.

Kjo këngë i kushtohet betejës së humbur të serbëve më 28 qershor të vitit 1389 në Gazimestan.

Në këtë luftë e humbur nga ushtria osmane është vrarë Car Llazari. Që nga ajo kohë serbët Betejën e Kosovës e konsiderojnë si fitore.

the authorSamir Dalipi