Aktuale

Ministri Berisha në ndërrimin e moteve viziton ushtarët e FSK-së në detyrë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha i shoqëruar edhe nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, në çastet e ndërrimit të moteve ishin në vizitë në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, ku vizituan ushtarët në detyrë.

Me këtë rast, ministri dhe Komandanti uruan ushtarët dhe oficerët në detyrë, duke ju dëshiruar shëndet, suksese në planin individual, në karrierë dhe ditë edhe më të suksesshme për FSK-në dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

Është traditë në FSK dhe MFSK që të bëhet vizita në ndërrimin e moteve tek ushtarët në kazerma, për të nderuar dhe për të uruar ata që janë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, vendit dhe shtetit, në natën më të gëzuar të vitit./KosovaPress/