Aktuale

Ministri i Jashtëm britanik në vizitë dy ditëshe në Serbi

Ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Johnson javën e ardhshme shkon për një vizitë zyrtare në Serbi

Vizita në Beograd e shefi t të diplomacisë britanike, bëhet pas takimit të tij gjatë kësaj jave në Londër me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Për këtë takim, Johnson kishte shkruar në Twitter duke e quajtur Kosovën vend me rëndësi për stabilitetin e Ballkanit.

Sipas gazetës së Beogradit “Danas”, gjatë qëndrimit dy ditësh në Beograd Johnson do të takohet me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq si dhe do të qëndrojë në Kuvendin e Serbisë.

Është planifikuar që në ditën e dytë të qëndrimit, të mbahet një debat për librin e Johnsoni “Faktori Churchill – si e krijoi historinë një burrë”./Koha/