Rajon & Botë

Ministri saud i naftës mirëpret epokën e Donald Trump

Ministri i naftës në Arabinë Saudite Khalid al-Falih, i ka thënë BBC-së se është i kënaqur që presidenti amerikan Donald Trump, ka në plan të ndjekë një politikë të orientuar në energji me shumë fosile.

Ai këmbënguli se ishte i qetë nga premtimi zotit Trump për të ndjekur pavarësinë energjitike, dhe tha se Arabia Saudite ka investuar miliarda dollarë në industrinë e naftës amerikane, transmeton KosovaPress.

“Ne dëshirojmë të njëjtën gjë” , tha ministri i Naftës në Arabinë Saudite, duke mirëpritur epokën e Donald Trump.