Aktuale

Ministria e Financave: Qytetarët mund t’i tërheqin 10% të kursimeve nga Trusti

Ministria e Financave përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se është paraparë tërheqja e 10 për qind të kursimeve nga Trusti i Pensioneve.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, nga kjo ministri u bë e ditur se aratë nuk do të kompensohen më pas nga Qeveria.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave njofton qytetarët e Kosovës se Qeveria e Kosovës në kuadër të programit për rimëkëmbjen ekonomike e ka paraparë edhe tërheqjen e 10% të kursimeve nga Trusti i Pensioneve.

Mirëpo, qytetarët të cilët bëjnë tërheqjen e 10% nuk do të kompensohen nga Qeveria për shumën e tërhequr.