Rajon & Botë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë shkarkon 820 anëtarë nga forcat tokësore dhe detare

Ministria turke e Mbrojtjes i ka shkarkuar hiç më pak se 820 anëtarë të forcave tokësore dhe detare.

Vetë kjo ministri ka njoftuar përmes një komunikate të publikuar sot në llogarinë e vet në Twitter, përcjell Express.

Turqia i ka spastruar forcat e armatosura duke larguar mijëra anëtarë duke filluar nga gjeneralët më të rëndësishëm e deri te ushtarët e thjeshtë pas tentim puçit të dështuar të 15 korrikut.

Në përgjithësi, Turqia i ka larguar 80 mijë njerëz nga detyrat publike për shkak të dyshimeve për lidhjet e tyre me puçistët./Gazeta Express/