Aktuale

Ministria e Shëndetësisë del me njoftim pas mbledhjes së Komitetit për vlerësimin e gjendjes me pandeminë

Ministria e Shëndetësisë ka dalur me njoftim pas mbledhjes së Komitetit për për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19, raporton Gazeta Express.

Nga MSH kanë treguar se në takim është diskutuar për uljen e numrit të rasteve me COVID.

Nga kjo ministri kanë thënë se ngadalësimi i rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 do të japë kohë qytetarëve që të vaksinohen më masivisht.

Njoftimi i plotë:

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive të Covid-19 gjatë ditëve të fundit, sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.

Në këtë takim u tha se ngadalësimi i rritjes së numrit të rasteve do të sigurojë që funksionimi i sistemit shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar.

Po ashtu, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë qytetarëve që të vaksinohen sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese.

Kjo do t’iu ofrojë mbrojtjen prej infektimit apo sëmundjes së rëndë, si dhe do ta ndihmojë Kosovën në tërësi, që të kalojë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja.