Aktuale

Ministrja e re e Drejtësisë nesër pret në takim Ambasadorin Delawie

Ministrja e re e Drejtësisë, Dhurata Hoxha – Sadiku, nesër do ta pres në takim Ambsadorin e SHBA’së, Greg Delawie.

Sipas njoftimit për media nga MD thuhet se takimi do të fillojë nga ora 11:00, por, nuk ceket se për çfarë do të bisedojnë.

“Iu njoftojmë se nesër me datë 22 Korrik 2016 (e Premte), duke filluar nga ora 11:00 Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha pret në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, z. Greg Delawie. Takimi do të mbahet në kabinetin e Ministres, kati IX, ndërtesa e ish Rilindjes”, thuhet në njoftim./Express