Aktuale

Ministrja Tahiri ankohet te BE për Qeverinë e Serbisë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur dje në takim një delegacion të Bashkimit Evropian(BE) të kryesuar nga Thomas Busch. Gjatë takimit Tahiri ka informuar delegacionin e BE rreth situatës më të fundit të dialogut me Serbinë. 

Duke theksuar rëndësinë e dialogut Ministrja Tahiri shprehu edhe ankesa kundër Serbisë duke thënë “ Mirëpo, tash e sa kohë Serbia ka bllokuar zbatimin e marrëveshjeve për çështjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën, pavarësimin e KOSTT-it dhe largimin e barrikadës nga ura e Mitrovicës dhe kthimin e saj në një urë bashkuese të lëvizjes së lirë, theksoi Tahiri. “

Ministrja Tahiri më tej tha se po e ritheksoj që mos zbatimi i marrëveshjeve për kodin shtetëror për Kosovën, fillimin e funksionimit të pavarur të sistemit të transmisionit të energjisë së Kosovës (KOSTT), marrëveshje këto të cilat tash e pesë vite janë në tryezën e bisedimeve në Bruksel, përbën një shkelje serioze të marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë.

“Qëndrimi jonë si Qeveri për këtë situatë është i qartë dhe i njohur për juve si BE, se pa u zbatuar këto tre marrëveshje të rëndësishme për neve, nuk do të ndërmarrim asnjë hap rreth zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Si dhe që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe as nuk do të jetë një nivel i tretë i qeverisjes, sepse këto kompetenca nuk i lejohen nga ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, dhe se Marrëveshja bazohet në ligjet e Kosovës” tha Tahiri.