ShowBiz

Miranda Kerr pret bebe

Gjysmë viti pas martesës, engjëlli i Victoria është shtatzënë.

Manekinia është martuar me themeluesin e Snapchat në maj të këtij viti.

Miranda Kerr (34) për herë të dytë është shtatzënë dhe kjo do të jetë fëmija i parë me bashkëshortin e dytë, Evan Spiegel (27).

Ajo me bashkëshortin e parë Orlando Bloom (40) ka djalin gjashtëvjeçar Flynn Christopher.

Miranda është në lidhje me Evan që dy vjet e gjysmë dhe para martesës ishin në lidhje të pastër, pasi që nuk kishin fjetur së bashku.

“Dëshirojmë bashkërisht fëmijën, por partneri im është shumë tradicional. Ne presim deri në martesë”, kishte deklaruar më parë Miranda në një intervistë.

Martesa ishte intime, në villen e tyre në Los Anxhelos, transmeton KosovaPress.

the authorE B