Aktuale

Miratohet në Kuvend rezoluta për liberalizimin e vizave

Rezoluta për liberalizimin e vizave, e propozuar nga AAK është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Nuk kishte asnjë votë kundër, nga 67 deputetë të pranishëm-65 kanë votuar për, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnil Tahiri, tha se përmes kësaj rezolute deputetët do shtyjnë para reformat për shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsionit e zbatim të ligjeve.

Tahiri shtoi se kjo rezolutë është e nevojshme, dhe përmes saj kërkohet trajtim i barabartë për qytetarët e Kosovës.

“Është momenti vendimtar kur Kuvendi i Kosovës në pajtim të plot me detyrimet kushtetuese, paraqes këtë rezolutë për të shprehur qëndrimet si më poshtë: Deputetët e kuvendit zotohemi se do t’i shtyjmë përpara të gjitha reformat që garantojnë shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsion, projektet për punësim dhe zhvillim, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, garancinë për institucionet e pavarura, mbikëqyrjen e rreptë të qeverisjes në raport me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Si dhe garantimin e çdo standardi evropian mbi të dhënat personale dhe gjendjes civil, kontrollin trafikimit me qenie njerëzore dhe luftimin e pa kompromis të të gjitha formave të trafiqeve me narkotikë”, ka thënë ai.