Aktuale

Miratohet rezoluta për vlerat e UÇK-së, VV propozon një tjetër

Seanca e jashtëzakonshme për vlerat e luftës së UÇK-së, ka vazhduar edhe sot me miratimin e rezolutës së punuar nga grupet parlamentare të dy partive në pushtet, si dhe AAK-së dhe Nismës për Kosovën, por jo edhe me përkrahjen ne Lëvizjes Vetëvendosje. Këta të fundit patën një rezolutë tjetër e cila nuk është hedhur në votim me arsyetimin se duhet ndërruar Kushtetuta.

Rezuluta morri 61 vota, asnjë kundër dhe 11 abstenime. Në këtë rezolutë thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.

Pas miratimit të kësaj rezolute, kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka propozuar një rezolutë tjetër, të cilën kryetari Veseli tha se do t’i mundësohet votimi edhe i kësaj rezolute.

 

’Pika e parë, Ushtria çlirimtare e Kosovës të futet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të mbrohet si vlerë. Pika e dytë: Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk pajtohet me dënimin e ushtarëve të UÇK-së nga proceset gjygjësore të EULEX-it , kryesisht me prova të fabrikuara nga Serbia. Pika e tretë: Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e njeh autoritetin e EULEX-it, për ta gjykuar UÇK-në. Pika e katërt: Të shfuqizohen nenet e Gjykatës Speciale të miratuara me 3 gusht të vitit 2015 në këtë kuvend të republikës së Kosovës , mendojmë se po të votohej kjo rezolutë do të ishte garancia më e mirë, qysh mbrohet lufta e UÇK-së  dhe UÇK-ja si vlerë”, ka thënë Konjufca.

Kjo rezolutë nuk është përkrahur nga PDK dhe LDK, por u pëlqyer nga AAK dhe Nisma.

Kadri Veseli pasi e kuptojë se me këtë rezolutë duhet ndryshuar Kushtetuta, tha se deputetët nuk po e përkrahin.

 

“Nëse e keni me seriozitet do marrim masa për ndërrimin e kushtetutës me dy të tretat e votave, edhe unë jam kurioz me e pa se sa e keni për mos me blloku këtë rezolutën tjetër. Ju e dini shumë mirë se kjo kalon në dy të tretat e votave për ampulë kushtetutë duhet me dy të tretat e votave. Ekstra patriotizëm vetëm mos me votu , po ua  jap fjalën unë kom me vu pikë rendi të ditës. Propozimi juaj, pika i parë është e shkëlqyeshme nëse e doni aq shumë UÇK-në për ampulën e kushtetutës të republikës së Kosovës , po ua jap fjalën pa fillu Partia Demokratike e Kosovës ka me ju përkrahë“, tha ai.

Kurse, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri fajësoi Veselin se nuk dëshiron ta ketë UÇK-në në Kushtetutë.

 

“Dhe në këtë drejtim pra qartazi Kadri Veseli u frikësua që ta votoj këtë rezolutë, sepse janë këtu disa ndërkombëtar që shikojnë edhe natyrisht që ky para ndërkombëtarëve e ndërron mendjen në moment. Është e pavërtetë ajo që u tha këtu që me këtë rezolutë duam ta ndërrojmë kushtetutën, kjo rezolutë pati për qëllim që ta shpreh vullnetin e kuvendit për ndryshim të kushtetutës, jo ta zëvendësoj  procedurën për ndryshim të kushtetutës, procedura për ndryshim të kushtetutës është e qartë është e shkruar e zeza në të bardhë. Kuvendi mund ta shpreh vullnetin nëse janë deputetët dakord me votë që të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës që në të, të futet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si vlerë dhe si histori. Kadri Veseli tha se kjo nuk bënë me u futë në kushtetutë edhe pse një numër i deputetëve e shprehën qëndrimin që janë dakord që ta bënin një gjë të tillë”, tha Ymeri.

Veseli tha se Ymeri në këtë drejtim po del më patriot se ai dhe se i rekomandoi që të vazhdojë që UÇK-në të hyjë në Kushtetutë./KosovaPress/