Aktuale

Miratohet testi për koronavirus që jep rezultatet për 15 minuta

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka dhënë miratimin e përdorimit urgjent të hënën për testimin antigjen për koronavirus, e cila prodhon rezultatet për 15 minuta.

Testi diagnostikues përdor një pajisje që është pak më e madhe se celulari për analizim mostrash, sipas firmës që e ka prodhuar atë, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Pajisja në fjalë detekton copëza të koronavirusit, të quajtura antigjene. Sipas mediumit amerikan, nevojitet profesionalizëm mjekësor për përdorimin e saj.

Testi, njësoj si testimi PCR, shfrytëzon metodën standarde të vendosjes së shtupës në hundë dhe fyt për mbledhjen e mostrave, të cilën futen në një kasetë të vogël për t’u përdorur për analizë nga pajisja.

Testimet PCR janë më të sakta, por janë më komplekse dhe marrin më shumë kohë që të japin rezultate.

Ky është vetëm testi i dytë që është miratuar për përdorim emergjent nga FDA-ja.

the authorGazetaKNN