Aktuale

I mituri në Vushtrri rrah motrat, njëra tenton të vetëvritet

Një person i moshës së mitur në Vushtrri ka përdorë forcë fizike ndaj motrave të tij të mitura.

Njëra nga motrat siç njofton Policia ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Viktima është dërguar ne QKUK për tretman mjekësorë. Sipas mjekeve viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në orët e vona të mbrëmjes./KosovaPress/