Aktuale

I mituri nga Peja humb jetën në një aksident

Një i mitur i cili ishte duke udhëtuar me veturë në fshatin Nabërgjan të Pejës, nga pakujdesia ka goditur biçiklistin po ashtu i moshës së mitur.

Policia njofton se si pasojë e lëndimeve biçiklisti ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion./KosovaPress/