Aktuale

Mjet shpërthyes në varrezat ortodokse në Pejë

Një mjet shpërthyes është gjetur në varrezat ortodokse në Pejë. Sipas Policisë, mjeti shpërthyes është gjetur nga një person i cili ka qenë duke i pastruar varrezat.

Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa, njësiti i KFOR-it dhe FSK-ja kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt./KosovaPress/