Sport

Mkhitaryan dëshiron të mbetet në Romë

Mesfushori ofanziv dëshiron ta vazhdojë qëndrimin tek “Giallorossi” edhe pas përfundimit të huazimit të tij

Henrikh Mkhitaryan dëshiron ta vazhdojë qëndrimin në Romë edhe pas përfundimit të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori ofanziv është huazuar tek “Giallorossi” për një vit nga Arsenali, ndërsa klubi italian e ka mundësinë e blerjes së kartonit të tij.

Mediumi britanik “Daily Mail” shkruan se Roma shpreson që ta blejë lojtarin armen për 11 milionë euro.

Mirëpo, “Topçinjtë” i kërkojnë 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Mkhitaryan ka kontribuuar me 6 gola dhe 3 asistime për Romën deri tash këtë sezon.

Arsenali nuk është i interesuar që ta mbajë më në ekip ish-futbollistin e Borussia Dortmundit dhe Manchester Unitedit. /Gazeta Express/