Rajon & Botë

Modeli më i vogël zbulon pasuesin e Citroen C3 Picasso

Modeli i ri do të ketë shenjën C3 Aircross dhe pritet të ketë premierën në shtator, në panairin e automobilave në Frankfurt.

Kur Citroen në sallonin e veturave në Gjenevë prezantoi konceptin C-Aircross, paralajmëroi se si do të duket pasuesi i modelit C3 Picasso. Disa muaj më vonë kemi pasur rastin të shohim maketin e modelit të ardhshëm, i cili ka marrë shenjën C3 Aircross, i cili në vete kombinon karakteristikat e automobilit crossover, transmeton KosovaPress.

Automjeti, i cili në gamën e prodhuesit francez do të zëvendësojë dizajnin e C3 Picasso të vjetër ndërlidhet me Citroen C3 aktual me disa shtesa estetike dhe funksionale, si mbrojtja e elementeve në pjesët e poshtme të karrocerisë. C3 Aircross ka kabinë për udhëtarë më të madhe në krahasim me C3. Fotografitë e para të automobilit në madhësi natyrale pritet të publikohen gjatë verës, në prag të sallonit në Frankfurt.

Pas premierës botërore, C3 Aircross do të arrijë në sallonet e shitjes kah fundi i vitit 2017 ose në fillim të vitit 2018.