Tech

Modifikohet vetura legjendare ‘Lada’

E prodhuar së pari në vitin 1977, vetura legjendare ‘Lada’ bëri jehonë në çdo cep të botës.

Lada, që ndodhet pranë Mitsubishit, shpjegoi se përditësimet e një veture 4×4, po bëhen kryesisht për të rritur rehatinë dhe sigurinë, transmeton lajmi.net.

Në ri-modelimin e makinës së epokës së Luftës së Ftohtë, janë të përfshira një sistem i klimës, instrumentet e ri-dizajnuara analoge, si dhe një ekran i vogël i integruar LCD.

Modeli, i cili do plasohet në vitin 2020, do iu ofrojë pasagjerëve rehati, duke shtuar në enterier jastëk për mbështetje të kokës.

Në panelin e përparmë i janë shtuar edhe mbajtëset e gotave, pjesë për mbrojtje ndaj dielli, si dhe një sistem më fleksibil ndaj hapjes së “air bag”-ëve.


Ndryshim nuk ka pasur në fuqinë e motorit, i cili karakterizohet me një fuqizues 1,7-litrash, gjë që i mundëson automobilit të prodhojë 83 kuaj-fuqi.

Gjermania do jetë shteti i vetëm që do e shesë prodhimin në fjalë, me një çmim prej 11,990 euro.

Vetura e kërkuar në masë të madhe në Rusi, u krijua për terrene të vështira atëbotë. /Lajmi.net/