Sport

Modric hedh poshtë mundësinë për rikthim te Tottenham

Luka Modric nuk planifikon të kthehet te Tottenham.

Ylli kroat i Real Madrid, Luka Modric ka vërtetuar edhe një herë se forma e tij është akoma e lartë, pas golit që shënoi në ‘El Clasico’.

Mesfushori ka folur së fundmi edhe për të ardhmen e tij, duke hedhur poshtë mundësinë që të kthehet në Londrën veriore.

“Jam i vjetër të kthehet te Tottenham. Kam akoma këtë vit te Real Madrid dhe pastaj do të shohim çfarë ndodh”, ka thënë Modric, transmeton lajmi.net.

“Ndihem mirë dhe dua të vazhdoj të luaj futboll edhe për disa vite. Ku? Të shohim. Të jem i sinqert nuk kam menduar shumë për këtë pasi jam i fokusuar te Madridi dhe gjërat që mund t’i arrijmë këtë sezon. Kam vetëm këtë synim”, shtoi kroati.

Luka Modric vulosi ‘El Clasicon’ e fundjavës së kaluar, kur shënonte golin e tretë në fitoren 1:3 të Real Madrid ndaj Barcelonës.

the authorGazetaKNN