Rajon & Botë

Moldavia kërkon tërheqjen e trupave ruse nga territori i saj

Parlamenti i Moldavisë kërkoi sot tërheqjen e trupave ruse nga Transnistria, territor separatist moldav pro-rus, që rrezikon të shkaktojë tensione të reja me Moskën.

“Prania e forcave ruse, të dislokuara në Transnistrie prej 25 vitesh është një shkelje e standarteve kushtetuese për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Moldavisë, theksuan deputetët moldavë në një deklaratë të miratuar me iniciativë të Partisë demokratike në pushtet. Ky është një kërcënim i përhershëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian”, pohuan ata, raporton AFP.

Mijëra ushtarë rusë janë të pranishëm në rajonin ruso-folës të Transnistrisë, që shënoi shkëputjen nga Moldavia në fillim të viteve 1990, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Rreth 400 ushtarë rusë morën pjesë në operacionin e paqeruajtës në Transnistri, në përputhje me marrëveshjen e paqes nënshkruar në 1992 mes Rusisë dhe Moldavisë. Kjo marrëveshje i dha fund konfliktit të armatosur mes Chisinau dhe Transnistrie, që shkaktoi mijëra të vdekur.