Aktuale

Molliqaj: Astrit Dehari u mbajt në burg pa asnjë fakt

Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i VV-së, në një konferencë për media ka paraqitur disa fakte, të cilat sipas tij dëshmojnë që tashmë i ndjeri Astrit Dehari, është mbajtur në burg pa asnjë fakt.

Ai tha se akuza ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, është një tentim për një montim politik që tashmë ka dështuar.

Molliqaj tha se e gjithë aktakuza ndaj këtyre aktivistëve mbështetet në dy dëshmitarë, që janë dy shitës ambulantë.

“Njëri prej tyre gjatë marrjes në pyetje përmes fotografive ka identifikuar Atdheun dhe Egzonin ndërsa Astriti i cili ka pasë numrin rendor 3 nuk e ka identifiku”, tha Molliqaj.

Sipas tij fatkeqësia më e madhe e këtij rasti është humbja e jetës së Astrit Deharit, me fajin e policisë dhe prokurorit. /KP