Aktuale

Molliqaj nuk do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses për Zajednicën

Deputeti i konfirmuar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili një ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të VV-së, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Zajednicën.

Në një debat televiziv në RTV Dukagjini, Molliqaj ka thënë se nëse Vetëvendosje e merr Qeverinë, nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Zajednicën, pasi siç tha kjo marrë veshje e nënshkruar më parë, është dëmshme për Kosovën dhe siç deklaroi ai Kosova nuk mund të integrohet përmes Zajednicës dhe demarkacionit.

Po ashtu gjatë këtij debate, ai është pyetur edhe për mundësinë e shkarkimit të tij nga pozita e sekretarit të partisë, por ai mohoi një gjë të tillë, duke thënë se pasi është zgjedhur deputet kanë ndërruar rrethanat dhe se ndjehet i lodhur pasi pozita që ka mbajtur në VV kërkonte shumë punë dhe përkushtim, transmeton KosovaPress.