Fun

Momenti kur Macron puth mësuesen që më vonë do të bëhej gruaja e tij

Kandidati dhe njëherit favoriti për t’u bërë president i Francës Emmanuel Macron, 39 vjeçar, e kishte takuar gruan e tij Brigitte Trogneux, 64 vjeçare, kur ajo kishte qenë mësuese e tij.

Një video shfaqë Macronin, adoleshent, duke performuar në skenë e pastaj duke e puthur gruan e tij të ardhshme në faqe.

Gruaja e tij zbuloi se si 17 vjeçar, Macron i kishte premtuar asaj se “çfarëdo që të bësh, do të martohem me ty”.

Ai më pas ishte shpërngulur në Paris, dhe me kohë e kishte tejkaluar çdo rezistim që ajo ia kishte bërë Macronit, duke arritur më në fund që t’ia fitojë zemrën dhe mendjen.