Rajon & Botë

Momenti kur policët në SHBA qëllojnë me pistoletë adoleshentin me ngjyrë (Video)

Vrasjet e adoleshentëve me ngjyrë në Amerikë janë kthyer në një problem më vete. Një tjetër video shokuese po qarkullon në internet, ku shfaqet momenti kur një adoleshent me ngjyrë i paarmatosur, përplaset në tokë nga policët, pasi e kishin qëlluar me armë.

Në video tregohet çasti kur policët e qëllojnë me shqelma për vdekje djaloshin. Adoleshenti Paul O’Nill raportohet se ka vdekur vetëm disa çaste më vonë. Ai dyshohet se kishte vjedhur një makinë, shkruan shekulli.

Lidhur me rastin e rëndë, tre policë u pezulluan nga puna. Djali ishte qëlluar më shumë se 10 herë me plumb në trup. Sipas raportit zyrtar, nuk dihet nëse O’Nill ishte i armatosur ose jo, por sidoqoftë vrasja e tij, duket veprim i rëndë.