Kuriozitete

Monedha e veçantë e 2 eurove që kushton 14 herë më shtrenjtë (Foto)

Në ankandin e shitjeve “eBay” është duke qarkulluar një monedhë e veçantë e 2 eurove, e cila po shitet 14 herë më shtrenjtë sesa vlera origjinale.

Një monedhë 2 euro me një statujë të famshme greke në “eBay” kushton 30 euro, raporton The Sun.

Më shumë se 49 milionë monedha të tilla u prodhuan dhe ishin dizajnuar për nder të Lojërave Olimpike, të cilat mbaheshin në Athinë gjatë vitit 2004, transmeton Koha.net

Monedha 2 euro është e trashë 25 milimetra dhe peshon 8.5 gramë. Është njëra prej të rrallave që është në qarkullim nëpër Europë.