Aktuale

Montenegro Airlines ka 19.25 milionë euro borxh

Montenegro Airlines (MA) i ka borxh aeroporteve të Malit të Zi 19,25 milionë euro në fund të vitit të kaluar, tregon raporti për afarizmin e kompanisë, të cilin e ka miratuar qeveria, shkruan gazeta podgoricase “Pobjeda”.

Deri më tash për shkak të borxhit të Montenegro Airlines janë ngritur akuza, ndërsa vendimet ekzekutive gjyqësore kapin shumën 8,1 milionë.