Sport

Morata frikësohet nga mbrojtja italiane

Alvaro Morata e ka quajtur vijën e fundit të Italisë dhe Juventusit, si mbrojtësit më të mirë në botë, duke thënë se është pothuajse e pamundur për të shënuar para tyre.

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, ia ka bërë me dije bashkëvendësve të tij se duhet shumë punë në ndeshjen e nesërme ndaj Italisë për Euro 2016, pasi kanë një mbrojtje të çeliktë.

“Është shumë më e vështirë për të shënuar gola në Itali, pasi ata janë ekspertë në mbrojtjen. Në Spanjë ju merrni shtatë shanse të pasta dhe mund t’i përfundoni jashtë, por në Itali ju merrni vetëm pak shante dhe duhet atë goditje ta shndërroni në gol”, deklaroi Morata për ‘Marca’.

“Buffon është aq i fortë në situatat një-në-një. Sikurse Iker Casillas, ai është një legjendë e futbollit botëror”.

“Djemtë ‘BBC’ janë mbrojtësit më të mirë në botë dhe ekipet kundërshtare nuk duan të luajnë kundër tyre. Kur ata tre dhe Buffon janë atje, është pothuajse e pamundur për të shënuar para tyre”, përfundoi sulmuesi spanjoll.