Tech

Morgan Stanley paralajmëron për NFT-të

Ndërsa kolapsi i kriptove të vitit 2022 vazhdon, Morgan Stanley thotë se investitorët në asetet e tjera dixhitale duhet të jenë në gatishmëri, pasi ato mund të jenë të rradhës  që do të bien.

Ky spekulim, vazhdon shënimi, nuk është i kufizuar në kriptovalutat. Të dy NFT-të dhe pasuritë e paluajtshme dixhitale në metaverse kanë qenë po aq të prekshme ndaj spekulimeve. Dhe kjo ngre shqetësime për të dy.

Tregu NFT pati një fillim të vështirë për këtë vit. Aktiviteti total i transaksioneve NFT shkoi nga 3.9 miliardë dollarë në 964 milion dollarë midis mesit të shkurtit dhe mesit të marsit, sipas një raporti të majit nga Chainalysis.

Shah tha se Morgan Stanley u befasua nga kolapsi i stablecoin TerraUSD, duke vënë në dukje se ai ka rezultuar në një “rivlerësim më të gjerë se ku duhet të tregtohen shumë çmime të kriptove”.