Ekonomi

Moskonstituimi i institucioneve rrezikon 78-milionëshin nga BE-ja

Shtyrja e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, pas humbjes së 15 milionë eurove kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, rrezikon që t’i humbë edhe 78 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo pasi për finalizimin e dy programeve të cilat BE-ja është duke i përgatitur, duhet edhe marrëveshje me Qeverinë e Kosovës dhe ratifikim në Kuvend.

Të hënën për të pestën herë ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur nga kryesuesi, Adem Mikullovci.

Ai ndërpreu vazhdimin e seancës konstituive për shkak se në sallë mungoi koalicioni PAN. Ai tha se në sallë janë 61 deputet por nuk mund të vazhdojnë pa PAN-in.

the authorE B