Aktuale

Mot i keq në Shkup

Që nga orët e pasdites qyteti i Shkupit është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, e bubullima.

Është raportuar se për aq kohë sa po mbretëron ky mot i ligë në Shkup janë shkaktuar përmbytje në komunikacion, ndërprerje të furnizimit me rrymë elektrike, si edhe shkulje të drunjve.

Ekipet e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim të qytetit të Shkupit kanë intervenuar në disa drejtime, për të ç bllokuar komunikacionin.

Gjatë ditës është raportuar për vërshime edhe në disa fshatra të Tetovës.