Aktuale

Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht me diell.

Në fushat termike priten të ketë rritje, kështu që temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale, parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Sipas meteorologëve edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë, meqë ditëve të fundit kishim reshje të konsiderueshme.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s.