Aktuale

Moti, ja si do të jetë java që vjen

Temperaturat u ulën ndjeshëm këtë fundjavë, ndërsa dëbora në zonat malore solli dhe problemet e para.

Sa i përket javës që vjen, situata atmosferike do të jetë e paqëndrueshme, ndërsa nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

Do të kemi vranësira dhe shira, si dhe reshje dëbore kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Sipas meteorologëve dita më problematike ku shirat do të jenë më të dendur, parashikohet dita e martë.

Por surprizat e motit nuk mbarojnë me kaq, pasi temperaturat e ulëta të këtyre ditëve duket se nuk do të qëndrojnë për shumë.

Mesi i javës që vjen, sjell rritje të temperaturave.