Aktuale

Moti i keq, humb jetën 48-vjeçari në Laç

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e motit të keq, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.

Policia e Lezhës ka njoftuar se rreth orës 23:40 të mbrëmjes së të hënës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në vendin e quajtur “Kodra e Bushit” në Laç, në një kanal ka gjetur vdekjen shtetasi Kol Menga, rreth 48 vjeç, banues në Laç – Kurbin.

Sipas policisë, nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale si pasojë e mbytjes në ujë .

Po ashtu policia njofton se në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut , në Laç janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në çdo rast tjetër në nevojë.