Rajon & Botë

Moti në Britani, përmbytet Veriu, jugorët në plazh

Veriu i Britanisë po përballet me një mot të keq, ndërsa pjesa tjetër e vendit përjetoi atë që u cilësua si dita më e ngrohtë e shtatorit që nga viti 1911. Dy “fytyrat” e motit kanë habitur të gjithë.

Në Manchester, reshjet e shiut detyruan UEFA-n që të shtyjë për një ditë më pas sfidën e Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester City e Borussia Monchengladbach të planifikuar për t’u luajtur të martën.

Në rrjetet sociale u publikuan edhe shumë foto të tjera ku shihen njerëz në vështirësi nga moti i keq, ndërsa disa rrugë ishin bërë të pakalueshme, përderisa shumë biznese janë dëmtuar.

Por në anën tjetër, në qytetin bregdetar të Brightonit u regjistrua dita më e ngrohtë e shtatorit që nga viti 1911, ku qytetarë të shumtë shiheshin në plazhe duke u freskuar.

the authorSamir Dalipi