Aktuale

Moti në Maqedoni, me diell, vranësira mesatare dhe erë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e forcuar e kohëpaskohshme kryesisht veriore para së gjithash në Luginën e Vardarit dhe drejt lindjes. Indeksi UV do të ketë vlerën 7.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e kohëpaskohshme veriore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 26 gradë Celsius.

Nga e mërkura vijoi periudhë e motit kryesisht me diell me mëngjese më të freskëta. Temperatura e mëngjesit do të jetë në rritje graduale ashtu që në ditët e fundjavës do të jetë në interval prej 30 deri 38 gradë.