Aktuale

Moti për sot dhe ditët e javës në vazhdim (Tabela)

Prishtina Weather njofton se fillimi i javës me mot të freskët, mundësi për reshje të dobëta shiu, kurse nga mesi i javës mot më stabil, me kthjellime dhe më ngrohtë

Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë temperaturat do të vazhdojnë të rriten tutje mbi vlera mesatare.

15.07 – Freskët, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

16.07 – Freskët, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

17.07-18.07 – Të mërkurën, kryesisht kthjellët dhe me diell. Ditën e enjte më ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransira lokale.

19.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

the authorBurbuqe Metolli