Aktuale

Motoçiklisti goditet nga një veturë

Një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore në fshatin Buzëz të Dragashit, pasi është goditur nga një veturë.

Sipas Policisë ngasësi i veturës në lëvizje nga pakujdesia ka goditur motoçiklistin. Viktima fillimisht dërgohet për tretman mjekësorë në emergjencën e Prizrenit e pastaj është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë./KosovaPress/