ShowBiz

Motra e Ergi Dinit përlot me fjalët e saj: Nëse do të ktheja kohën…

Këngëtarja Barbana Dini ka pak kohë që i është kthyer sërish muzikës pas vdekjes tragjike të vëllait të saj gjithashtu këngëtar, Ergi Dini në një aksident me motor.
Në një intervistë për gazetën “ Intervista” ajo është shprehur se në muzikë është rikthyer vetëm për vëllain e saj. Gjithashtu e pyetur nëse ka diçka në jetë që do të ndryshonte ajo është përgjigjur pahezitim.

“Po ka vetëm një arsye për të cilën do doja të kthehesha pas në kohë. Të evitoja tragjedinë që ndodhi në familjen time, me vëllain tim Ergin. Tani jam e vendosur për një vazhdim pafund për vëllain tim dhe për vete,”-përfundon Barbana. Ajo do të publikojë së shpejti projektin më të ri muzikor me titull “Me mua”./Gazeta Express/