Sport

Motta: Juve – Real, ky ekip do ta fitoj Ligën e Kampionëve

Thiago Motta, mesfushori i Paris Saint-Germain, ka analizuar përballjen mes Real Madridit dhe Juventusit, të cilat do të përballen në finale të Ligës së Kampionëve
Reprezentuesi i Italisë, Thiago Motta, mendon se lideri i Serie A është favorit që ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Ia jap Juventusit një 60 për qind të mundësisë së fitores. Sepse në finale është shumë me rëndësi të jesh një skuadër solide që merr pak gola”, ka deklaruar Motta.

“Për realin do të jetë shume me rëndësi përzgjedhja që përfshin Balen ose Iscon: Spanjolli i jep më shumë ekuilibër. Për Juventusin, ta mbajë forcën në mbrojtje dhe sulm, do të thotë aty ku ka peshë më shumë”, ka theksuar ai.

“Lojtari vendimtar? Higuaini për ta mbajtur topin dhe për të shënuar, natyrisht. Nëse do të jetë dita e tij, Juventusi ka shumë mundësi ta ngrejë kupën e Championsit”, ka përfunduar Motta

Thiago Motta e ka fituar Ligën e Kampionëve me Interin në vitin 2010. Nerazzurrtë në finale e kishin mposhtur skuadrën gjermane, Bayern Munich, me rezultat 2:0. /Express/