Sport

Mourinho i bindur se 68 milionë euro mjaftojnë për ta blerë Dybalan nga Juventusi

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, beson se 68 milionë euro do të mjaftojnë për ta blerë superyllin e Juventusit, Paulo Dybalan.
Kjo sipas Daily Star, mediumit anglez që shton se United e synon transferimin e sulmuesit argjentinas gjatë afatit kalimtar veror, transmeton Express.

Raportohet se Dybala i ka prishur marrëdhëniet me hierarkinë e Juves, edhe pse trajneri Massimiliano Allegri e ka mohuar një gjë të tillë.

Ndërkohë, Mourinho mendon se Dybala mund të joshet në “Old Trafford”. /Express/

the authorE B