Sport

Mourinho e do një emër interesant në fazën e sulmit te Tottenham

Alexander Sorloth është një nga sulmesit më të kërkuar në këtë merkato, pas një sezoni impresionues me Trabzonspori në Turqi.

Duke parë interesimin e shumë klubeve, presidenti i Trabzonsporit, Agaoglu e pranoi se lojtari do të largohet, duke mos dalë kundër dëshirës së sulmuesit.

24-vjecari do të blihet përfundimisht nga Crystal Palace, që e ka dhëne në huazim e më pas do të shitet.

Klubi më i interesuar është Tottenhami, me Mourinhon që ka nevojë për përforcime në repartin e avancuar dhe e sheh norvegjezin si partnet ideal të Harry Kane. /Lajmi.net/ 

the authorSamir Dalipi